PE dënon eksportin e armëve nga Serbia në Mianmar

Michaela Šojdrová

Një vit pas grushtit të shtetit në Mianmar, një rezolutë e Parlamentit Evropian për vendin aziatik dënoi fuqimisht furnizimin me armë dhe pajisje ushtarake për ushtrinë e këtij vendi (Tatmadaw) nga Kina, Rusia dhe Serbia duke theksuar se këto vende do të jenë drejtpërdrejt përgjegjëse për mizoritë e kryera, sipas https://www.europarl.europa.eu.

Rezoluta dënoi fuqishëm edhe mbështetjen e juntës së Mianmarit për luftën e paligjshme që Rusia po bën në Ukrainë.

Rezoluta e Parlamentit Evropian ”i bën thirrje vendeve të ASEAN-it, anëtarëve të saj dhe veçanërisht të dërguarit të saj të posaçëm në Mianmar që të përdorin një rol më proaktiv në Mianmar, të bashkëpunojnë me të dërguarin special të OKB-së dhe të angazhohen me të gjitha palët e përfshira… për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme dhe demokratike të krizës aktuale në një të ardhme të afërt”.

Ajo shpreh keqardhje për vizitën e kryeministrit kamboxhian Hun Sen te sundimtari ushtarak i Mianmarit, Min Aung Hlaing, më 7 janar 2022.

Parlamenti Evropian kërkon nga të gjitha palët në krizën në Myanmar që të lehtësojnë aksesin e sigurt dhe të papenguar për ndihmën humanitare dhe t’u japin akses punonjësve humanitarë. /atsh