Pekini zgjat kufizimet kundër virusit

Pekini ka vendosur të zgjasë kohëzgjatjen e masave kufizuese kundër Covid-19 përtej festës së Ditës së Një Majit që mbyllej të mërkuren, njoftoi zëdhënësi i administratës së kryeqytetit kinez Xu Hejian.

Qyteti regjistroi sot 52 infeksione të tjera, duke shmangur deri tani një izolim të rreptë si ai i vendosur një muaj më parë në Shangai për të ndaluar përhapjen e variantit Omicron.

Ndër masat ende në fuqi, janë ato për mbylljen e palestrave, teatrove dhe ambienteve të tjera të argëtimit, si dhe kufizimin në 50% të kapacitetit për muzetë dhe parqet, së bashku me restorantet, që funksionojnë gjithmonë vetëm në modalitetin e dorëzimit dhe dërgesave në vendbanim.

Qarku i Chaoyang, më i prekuri nga vala e infeksioneve, nga nesër do të duhet të zbatojë urdhërin për punën nga shtëpia, ndërsa shkollat ​​do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri më 11 maj.