Pensionistët thonë se nuk kanë para për të blerë gjërat minimale pasi pensioni është shumë i vogël.
Edhe Rexhep Voca pensionist nga Mitrovica thekson se pensionistët nuk mund t’i presin festat siç duhet.
E të indinjuar shprehen me vendimin e kryeministri Haradinaj i cili ngriti pagat deri 100 për qind për kabinetin e tij qeveritar.
E një tjetër pensionist thekson se populli është mjaft i varfër.
Edhe tregtarët shprehen për kamerën tonë se nga viti në vit blerjet kanë rënë dhe këtë vit ka pasur shumë pak blerje për festën e Vitit te Ri.
Papunësia dhe varfëria do të vazhdojnë të jenë dy nga problemet me të mëdha me të cilat do të përballen qytetarët e Kosovës edhe gjatë këtij viti.
Ndonëse, në vitin që lëmë pas ishte thënë që papunësia shënoi rënie, ajo nuk arriti të zbutet në nivelet e duhura.
Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për tremujorin e parë të 2017, shkalla e papunësisë është 30.5 përqind.