Për 1 muaj në Kosovë janë ekzaminuar afro 4 mijë udhëtarë, shkak i koronavirusit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sipas një raporti të fundit ka bërë të ditur se në Kosovë ende nuk ka të prekur me koronavirus.

Po ashtu sipas këtij instituti gjatë ditës së sotme 5 persona të dyshuar janë kontrolluar mirëpo rezultatet e analizave kanë treguar që nuk janë të prekur nga ky virus.

Sipas këtij raporti nga data 01.02.2020 deri më datën 09.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ por edhe në pikat tokësore kufitare janë ekzaminuar gjithsej 3.685 udhëtarë.

Vetëm në aeroport janë ekzaminuar 475 udhëtar kurse në Merdare 1.579. Ndërsa numri më i vogël i këtyre ekzaminimeve ka qenë në Glloboçicë me vetëm një udhëtar të ekzaminuar.

Po ashtu ky Institut vazhdon të bëjë rekomandime se si të mbrohemi nga ky virus.