Për Bajram, deputeti këngëtar u dhuron familjeve në nevojë rrogën e tij!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe këngëtari Labinot Tahiri mendoi që për Bajram të ndihmonte shumë familje në nevojë. Kështu rrogën e tij të deputetit e dërgoi për familjet e Suharekës. Në një postim në Facebook, Labinoti shkruan:

“Suharekë e dashur!!

Të dashur qytetarë, sot dua t’ju uroj festën e Kurban Bajramit, dua dhe njëkohësisht t’ju njoftoj ju dhe banorët e qytetit të Suharekës, për ngjarjen që ndodhi ditë më parë për shkak të gjendjes së shiut, i cili tani jua ka bërë të pamundur qytetarëve ose banorëve të disa zonave që mos ta kenë mundësinë që ta përdorin ujin e Pijshëm! Unë po pres që nesër të dërgoj si donacion dy vinça me ujë të pijshëm afro 50 paleta të mëdhaja.”

“Arsyeja është që të gjithë nga pak të solidarizohemi për njëri- tjetrin. Kjo është dhuratë nga rroga ime e Deputetit! Pra këtë muaj, dua t’ia kushtoj Suharekës.”