Për pak momente Microsoft kaloi Apple për tu bërë kompania më me vlerë në botë

Në 2023, aksionet e Microsoft u rritën me 57 përqind ndërsa shpresat e investitorëve u shtuan se prodhuesi i softuerit do të zgjerohej duke shitur shërbime AI për bizneset.

Ditën e Enjte për pak momente Microsoft parakaloi Apple për tu bërë kompania më me vlerë në botë. Por Apple u rikthye në krye pak përpara mbylljes së bursave.

Zhvillimet e fundit vinë pas një serie pengesash që Apple ka hasur në fillim të këtij viti. Javën e kaluar, Foxconn, një montues Kinez i iPhone, raportoi rënie vjetore të ardhurash ndërsa New York Times raportoi se Departamenti Amerikan i Drejtësisë ishte duke punuar në një çështje kundrejt Apple.

Po javën e kaluar Microsoft tha se prodhuesit e pajisjeve do të prezantonin kompjuterë Windows të cilët kanë një buton fizik në tastierë dedikuar asistentit me inteligjencë artificiale Copilot për akses të shpejtë.

Në 2023, aksionet e Microsoft u rritën me 57 përqind ndërsa shpresat e investitorëve u shtuan se prodhuesi i softuerit do të zgjerohej duke shitur shërbime AI për bizneset.

Gjatë të njëjtës periudhë aksionet e Apple gjithashtu janë rritur në 48 përqind. Në 2018 dhe 2021 Microsoft ka arritur ti marrë vendin e parë Apple si kompania më me vlerë në botë.

Por dy vite më parë, Apple u bë kompania e parë në botë që tejkalon vlerën e tregut prej 3 trilionë dollarë, një vend i zënë për vite me radhë nga gjiganti Saudit i naftës Saudi Aramco.