Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se për shkak të reshjeve të borës, rruga Pejë–PKK Kullë–Rozhajë dhe në drejtimin e kundërt është e pakalueshme për kamionë.
Sipas njoftimit, automjetet e udhëtarëve mund të qarkullojnë, por vetëm me pajisje dimërore të detyrueshme.








