Për të 9 herë në prokurori u dorëzuan paditë për krime të luftës në Gjakovë

Dokumentet i dorëzuan në Departamentin për Krime Lufte në kuadër të Prokurorisë Speciale. Përfaqësues të shoqërisë civile në kuadër të Zyrës për mbledhjen dhe dokumentimin e dokumenteve të krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës, kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale, kontigjentin e nëntë të padive të bëra nga qytetarët e kësaj komune ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte. Shkëndije Hoda nga shoqëria civile në Gjakovë tha se ky kontigjent përfshin dokumente, fotografi dhe dëshmi të gjetura nga policia, ushtria dhe paramilitarët serbë që operonin në atë zonë. Dokumentet i dorëzuan në Departamentin për Krime Lufte në kuadër të Prokurorisë Speciale, ndërsa u shprehen të kënaqur me pritjen e bërë nga stafi i saj.