Përdoruesit e Snapchat në Android nuk do të paguajnë më për një opsion që ka qenë falas në iOS

Kur Snapchat e bëri të disponueshëm këtë vit për përdoruesit Android, e ofroi ekskluzivisht vetëm për abonentët e Snapchat+.

Në heshtje Snapchat ka vendosur të heqë “Dark Mode” nga abonimi me pagesë në Android ndërsa në të kaluarën ju ka kërkuar përdoruesve të kenë një abonim Snapchat+ për të pasur qasje në funksionalitet.

Kompania konfirmoi se dark mode tashmë është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit. Ka qenë i disponueshëm për përdoruesit iOS pa pagesë që prej 2021.

Kur Snapchat e bëri të disponueshëm këtë vit për përdoruesit Android, e ofroi ekskluzivisht vetëm për abonentët e Snapchat+.

Së fundi aplikacioni zbuloi se shërbimi ka arritur 4 milionë përdorues me pagesë në vitin e parë të debutimit.

Snapchat+ kushton 3.99 dollarë në muaj dhe ju jep përdoruesve akses në funksionalitete më të reja dhe eksperimentale së bashku me tema dhe ikona unike.

Shërbimi është i disponueshëm vetëm në SHBA, Kanada, Britani, Francë, Gjermani, Australi, Zelandën e Re, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.