Përdoruesit me pagesë të Twitter tashmë mund të fshehin etiketat blu për të cilat filluan të paguanin për shërbimin

Më përpara Twitter e ka përdorur sistemin e verifikimit me etiketa blu për tu dhënë disa llogarive popullore njohje dhe kredibilitet, por Elon Musk filloi tua ofrojë të gjithëve të cilët ishin të gatshëm të paguanin.

Twitter Blue, të cilin Elon Musk po e ribrandon në X Blue, tashmë përmban një opsion për të fshehur etiketën e famshme blu.

Abonentët e shërbimit vunë re opsionin në aplikacionin ueb dhe ato mobile që ju jep mundësi përdoruesve me pagesë të fshehin atë për të cilën filluan të paguanin për përdorimin e Twitter si dhe shmangur memet tallëse.

“Etiketa blu do të fshihet nga profili dhe postimet,” thuhet në artikullin e mbështetjes së Twitter. “Etika ende do të shfaqet në disa vende të aplikacionit dhe disa funksionalitete mund të zbulojnë se ju keni një abonim aktiv. Përndryshe disa funksionalitete nuk do të jenë të disponueshëm ndërsa etiketa është e fshehur.”

Më përpara Twitter e ka përdorur sistemin e verifikimit me etiketa blu për tu dhënë disa llogarive popullore njohje dhe kredibilitet, por Elon Musk filloi tua ofrojë të gjithëve të cilët ishin të gatshëm të paguanin.

Fillimisht platforma u pushtua nga llogaritë e rreme. Më pas të gjithë kuptuan se kush paguante për Twitter. Etiketat blu jepen edhe për llogaritë me mbi 1 milionë ndjekës. /PCWorld Albanian