Përdoruesit mund të provojnë këtë funksionalitet të ri në të njëjtën mënyrë si të startonin një bisedë me një kontakt të ruajtur.

Komunikimi me njerëz të rinj në WhatsApp do të bëhet shumë më i thjeshtë. Në përditësim i ri bën të mundur që të arrini këdo që dëshironi pa pasur nevojë të ruani informacionin e tyre si kontakt.

Përdoruesit mund të provojnë këtë funksionalitet të ri në të njëjtën mënyrë si të startonin një bisedë me një kontakt të ruajtur.

Mjafton të klikoni butonin e mesazhit të ri në cepin e djathtë lart në pajisjet Apple dhe cepin e djathtë poshtë në Android dhe më pas të shkruajnë numrin në fushën e kërkimit. Numri do të shfaqet në kategorinë “Not in your contacts.”

Pasi të keni gjetur numrin që po kërkoni, mjafton të klikoni butonin “chat” në të djathtë të numrit dhe kjo ju sjell në bisedë me to.

Deri më sot, me përjashtim të bisedave që nisin me një lidhje ueb apo duke ju përgjigjur numrave të paruajtur, duhej të ruani kontaktit për të komunikuar me një të panjohur. Përditësimi po bëhet i disponueshëm për të gjithë përdoruesit gradualisht.