Përfshihet nga flakët një banesë në Prishtinë, shkaktarë mjetet piroteknike

Sot pas mesnatës në rrugën “Ali Pashë Tepelena” një banesë e pabanuar në katin e dhjetë, është përfshirë nga zjarri.

Sipas Policisë, dyshohet se zjarrin e ka shkaktuar përdorimi i mjeteve piroteknike, njofton Klan Kosova.

Njësia e zjarrfikësve  ka arrit që ta lokalizojë zjarrin. Ndërsa rasti është duke u hetuar nga Policia.