Përfundon pa marrëveshje takimi VV-LDK, nesër pritet të dihet epilogu

Ka përfunduar takimi i delegacioneve të VV-së dhe LDK-së, në të cilën nuk pati ndonjë marrëveshje.

Epilogu i gjithë kësaj pritet të përfundojë nesër teksa LDK-ja, siç raporton Klan Kosova, po e kërkon me ngulm postin e kryeparlamentarit.

Përgjigja nga Vetëvendosje për ofertën e fundit të LDK-së do të jipet gjatë ditës së nesërme.

Nëse eventualisht nuk ka marrëveshje atëherë VV-së i rrezikohet seriozisht votimi i qeverisë, për të cilën nuk i kanë votat e mjaftueshme, nëse ato nuk vijnë edhe nga LDK-ja.

Lajmi.net do iu mbajë të informuar lidhur me më të rejat nga ky zhvillim.