Kuvendi i Kosovës ka përfunduar mbledhjen e sotme.
Pas më shumë se dy orësh debat, kuvendi i Kosovës ka përfunduar mbledhjen e sotme.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pas dëgjimit të propozimeve, ka marrë vendim që mbledhja të shtyhet për herë tjetër.
Osmani po ashtu ftuar për në ora 14:00 mbledhje të kryesisë. Pas mbledhjes së Kryesisë do të vazhdojë seanca për të përfunduar pikat e mbetura.
Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme, pritej të bënte shqyrtimin e propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare, ku do të bëhej ndryshimi nga 16 në 14.
Ndryshimi i këtij neni, bëhet me votimin e 2 të 3 të votave. Aty u deshën 80 vota, por në votimin e sotëm, kjo dështoi.