Përfundon seanca në Kushtetuese, fati i qeverisë Hoti do dihet pas 7 dhjetorit

Ka përfunduar seanca në Kushtetuese për rastin e mandatit dhe votimit të qeverisë nga deputeti i dënuar me burg, Etem Arifi.

Kushtetuesja u ka dhënë afat palëve që deri më 7 dhjetor të dërgojnë argumentet tjera shtesë, përgjigje plotësue në lidhje me çështjen, shkruan lajmi.net.

“Palët kanë mundësi që argumentet e sotme mund t’i dorëzojnë pranë gjykatës edhe me shkrim, deri më 7 dhjetor. Këto argumente, apo plotësuese që janë adresuar. Ne sot kemi pranuar një shkresë nga avokati Berisha ku ka dërguar një përmbledhje që të jemi të qartë, pra argumente të përmbledhjes së sotme. I falënderoj pjesëmarrësit për bashkëpunimin me Kushtetuesen, edhe pse kjo ishte seanca e parë online e Kushtetueses, besoj që të gjitha palët patën mundësinë të argumentojnë”, tha kryetarja e GJK.

Tutje,  ajo tha që ditët në vijim, Kushtetuesja do të mblidhet për të votuar për vendimin në lidhje me çështjen.

“Besoj që përmes kësaj séance ka arritur ta krijojë këndvështrimin për çështjen pranë gjykatës. Për vendim do të njoftohen palët dhe publike. Tash GJK do të tërhiqet dhe në ditët në vijim do të mblidhet për të votuar në lidhje me çështjen”, ka thënë ai.