Përfundon takimi mes Kosnett, Veselit dhe Haradinajt, asnjë fjalë për media

Ka përfunduar takimi i mbajtur mes kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministrit Haradinaj dhe ambasadorit amerikan, Philip Kosnett. Në këtë takim që filloi në ora 12:00 është raportuar se temë kryesore e diskutimit ka qenë heqja e taksës ndaj produkteve serbe, raporton lajmi.net. Asnjëri nga pjesëmarrësit në këtë takim nuk është deklaruar për media. Burimet nga ky takim kanë thënë për lajmi.net se lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka një qëndrim të qartë lidhur me këtë çështje, sipas të cilit taksa e vendosur për Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën nuk ndryshon pa lëvizur Serbia. Kujtojmë, se SHBA-të e kanë qartësuar qëndrimin e tyre për vendimin e Qeverisë për taksë ndaj produkteve serbe. Ata kanë kërkuar heqjen e menjëherëshme të kësaj takse. Ndërkohë, ende nuk dihet se cilat do të jenë veprimet e Qeverisë së Kosovës, teksa kjo e fundit sot do të mbajë mbledhjen e rradhës.