Përkujtohen 5 milionë kazakë që humbën jetën për shkak të politikës sovjetike të urisë

Më shumë se 5 milionë njerëz kanë humbur jetën për shkak të politikës së urisë të qeverisë sovjetike në gjysmën e parë të shekullit të 20-të, të zbatuar për të pastruar Kazakistanin nga turqit kazakë.

Çdo vit më 31 maj me rastin e Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Presionit Politik, Syrgjynosjes dhe Urisë, në Kazakistan përkujtohen viktimat e politikave të urisë dhe presionit politikë të zbatuar në periudhën e Josef Stalin, liderit të Bashkimit Sovjetik.

Në pjesën e parë të shekullit të 20-të, në krye të vendit të dytë më të madh në Bashkimin Sovjetik në bazëtë sipërfaqes, ishte sjellur bolsheviku Folip Goloshekin.

Goloshekin, i cili ishte Sekretari i Parë i Partisë Komuniste të Kazakistanit, menjëherë pasi erdhi në detyrë filloi zbatimin e politikës “Revolucioni i Vogël i Tetorit”.

Ai duke përfituar nga fakti se një pjesë e madhe e popullit vendas jetojnë nëpër fshatra me bagëti, mori një vendim të ri.

Me këtë vendim, ndryshe e njohur edhe si “Kolektivizim”, u konfiskuan bagëtitë e kazakëve.

Sipas statistikave, para Kolektivizimit numri i bagëtive të trasha në Kazakistan për disa vite u ul nga 45 milionë në 4 milionë.

Kjo shkaktoi “Urinë e madhe” mes viteve 1930 dhe 1933. Në periudhën në fjalë për shkak të urisë vendi humbi rreth 2.5 milionë të popullsisë nga 6 milionë sa ishte gjithsej.

“Qëllimi kryesor i qeverisë totalitare sovjetike ishte të çlironte këto toka të gjera nga kazakët”

Prof. Dr. Mekemtas Mirzaahmetov, i cili ishte një fëmijë 3-vjeçar gjatë incidenteve të “Urisë së Madhe”, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tregoi historinë me plotë dhimbje të familjes së tij gjatë periudhës në fjalë.

Ai kujton se pasi babai i tij ka qenë mjeshtër ata kanë pasur shtëpinë më të bukur të fshatit. Ai tregon se shtëpisë së tyre i është vendosur flaka, babai i tij është dërguar në burg si “armiku i popullit, ndërsa ai, nëna dhe motra e tij kanë mbetur jashtë.

Mirzaahmetov shprehet se pas kësaj kanë vendosur të vendosen tek shtëpia e dajës së tij në fshatin fqinj, por për shkak të mungesës së automjeteve kanë udhëtuar në këmbë.

Ai e mban mend se si motra e tij e vogël 8-muajshe ka qarë së fundmi në sulmin e ujqërve që i kanë rastisur në rrugë.

Akademiku 93-vjeçar thotë se uria është bërë me qëllim dhe se kjo është një gjenocid. Ai apeloi që historianët të kryejnë më shumë kërkime për këtë çështje.

Rreth 5 milionë kazakë humbën jetën nga uria

Ambasadori kazak në Ankara, Abzal Saparbekuly, nga ana e tij, tha se me ngjarjet e urisë rreth 70 për qind e popullsisë kazake në vend ka humbur jetën.

“Fillimisht duhet të theksojmë se këto ngjarje nuk janë ‘uri’ që kanë ndodhur si pasojë e një fatkeqësie natyrore, por ‘uri’ e planifikuar. Politika e kolektivizimit i duhej qeverisë sovjetike për të kontrolluar kazakët”, u shpreh ambasadori.

Ai theksoi se në gjysmën e parë të shekullit 20, ka ndodhur tre herë gjendje urie, duke shtuar se në gjendjet e urisë së viteve 1918, 1921 dhe 1930-ta kanë humbur jetën rreth 5 milionë kazakë.

Saparbekuly tregoi se në vitin 1937 intelektualët kazakë kanë filluar t’i nënshtrohen politikës së ndëshkimit, të quajtur si “Terrori i Kuq”.

Gjatë kësaj periudhe, sipas tij, janë syrgjynosur mbi 100 mijë persona nga Kazakistani dhe mbi 25 mijë të tjerë janë pushkatuar, ndërsa bashkëshortet dhe fëmijët e intelektualëve i kanë dërguar në Kampet ALJIR (Kampet e Bashkëshorteve të Tradhtarëve të Popullit Akmola).

Saparbekuly shtoi se 31 maji, me vendim të presidentit themelues të vendit, Nursutlan Nazarbayev, është shpallur si Dita e Përkujtimit të Viktimave të Presionit Politik, Syrgjynosjes dhe Urisë. /aa