Përleshje në Francë – Protestuesit konfrontohen me policinë dhe ushtrinë

Sërish përshkallëzohet tensioni në Francë para turit të parë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 23 prill.

Kundërshtarët e Marine Le Pen, e cila është kandidate për presidente dhe njëkohësisht lidere e Partisë së Fronti Kombëtar, e njohur si parti e ekstremit të djathtë dhe ksenofobe, dolën nëpër rrugët e Parisit.

Protestuesit iu përgjigjën me gur qindra policëve, të cilët ndërhynë me gaz lotsjellës ndaj tyre.

Tërhoqi vëmendjen edhe ndërhyrja e ushtarëve ndaj protestuesve.

Protestuesit, të cilët bënë rrëmujë në Paris, janë të mendimit se me ardhjen e Le Pen në pushtet do të humbasin të drejtat themelore.

Sondazhet e bëra tregojnë se Le Pen nga turi i parë i zgjedhjeve që do të mbahen javën e ardhshme, do të fitoj njërën prej dy vendeve të para dhe lehtësisht do të kaloj në turin e dytë.