Përplaset autobusi me ndërtesë, shumë të plagosur në Londër (Foto)

Një autobus dykatësh u përplas me një ndërtesë në jug të Londrës, thanë policia britanike.

Sic bëhet me dije nga mediat britanike, autobusi ka plagosur një numër të madh njerëzish, dhe ka shtypur dy udhëtarë.

Policia Metropolitane tha se banorët e kishin raportuar menjëherë rastin e shënuar në Lavender Hill, afër stacionit të trenit Clapham Junction.

“Shoferi është dërguar në një spital në jug të Londrës. Një numër i madh udhëtarësh u trajtuan nga LAS (London Ambulance Service) në vendngjarje”, tha policia në një deklaratë.

“Dy udhëtarët mbeten të bllokuar në kuvertën e sipërme. Rruga aktualisht është e mbyllur për trafik. Motivet e aksidentit nuk janë sqaruar ende. /MESAZHI/