Përse dikush grabit tokën e tjetrit…

Dr. Mustafa Mahmud

“Dielli lindi dhe drita buzëqeshi. Sythat çelën dhe trëndafilat e kuq mbushën kopshtet.
Zogjtë këndojnë dhe vesa e mëndafshtë rrjedhë nëpër degët e pemëve. Një mëngjes i ri i porsalindur erdhi.
Me gjithë këtë festë të bukur të hareshme, toka pikon gjak.
Përse dikush grabit tokën e tjetrit, përse të uzurpojë pasurinë e tij dhe përse njerëzit vrasin njëri-tjetrin?
Toka është toka e Allahut dhe begatitë janë begatitë e Tij. Të gjithë krijesat janë në gostinë e Bujarit, i Cili i ka krijuar të gjithë.
Asnjëri prej tyre nuk zotëron gjë dhe askush nuk mundet të pretendojë se ai është zotërues i ndonjë gjëje”.
______________
Dr. Mustafa Mahmud (r.a)