Një njeri i cili nuk kuptonte ose nuk dëshironte të kuptonte arsyen përse është haram alkooli shkoi tek një dijetar dhe e pyeti:
– A më bën dëm po të ha pak rrush?
– Jo nuk të bën dëm.
– Po sikur të ha pak bar pas rrushit?
– Nuk të ndodh asgjë, mund të hash.
– Po sikur të pi edhe pak ujë a më bën dëm?
– Jo, nuk të bën dëm.
Burri mbeti shumë i kënaqur nga këto përgjigje dhe tha:
– Por, nëqoftëse përzien këto të trija bëhet një verë shumë e mirë… po t’i përziej këto në stomak nuk është haram, përse atëherë bëhet haram t’i përziej para se t’i fus në stomak?
Dijetari buzëqeshi, morri një grusht dhe, dhe e pyeti burrin:
– Po ta hedh këtë dheun a vritesh?
– Jo!
– Po të hedh edhe pak ujë a vritesh?
– Jo!
– Po të të lë të presësh pesë minuta në diell a ndien dhimbje?
– Jo, nuk ndiej.
Atëherë dijetari vazhdoi:
– Po t’i bashkoj dheun, ujin dhe nxehtësinë e diellit dhe më pas të godas në kokë çfarë ndodhë?
Burri kur dëgjoi këto fjalë vuri të dy duart në kokë dhe filloi të bërtiste:
– Ah koka… ah koka!
– Nuk po të gjuan askush me tullë në kokë tani, çfarë ke që bërtet?
– Nuk po më gjuan me tullë, por fjalët që i the më ranë në kokë më të rënda se tulla, u përgjigj burri.
/islamgjakova








