Pesë kategori lirohen nga karantinimi, këto janë kushtet

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) ka liruar pesë kategori nga karantinimi në Qendrën e Studentëve.

Menaxheri i karantinës në këtë qendër, Valdet Hashani, në një intervistë për Ekonomia Online ka bërë të ditur se në mesin e atyre që janë të liruar hyjnë personat që janë mbi moshën 70 vjeçare, personat të cilët janë me sëmundje kronike, por edhe ata që janë të pamenaxhueshme në karantinë.

“IKShP-ja i ka pesë rekomandime ose pesë kategori të njerëzve të cilët lirohen pa arritur ende në karantinë. Fjala është për personat që janë mbi moshën 70 vjeçare, personat të cilët janë me sëmundje kronike dhe që janë të pamenaxhueshme në karantinë”.

“Personat që janë nën 18 vjeç por që nuk kanë përkujdesje shëndetësore gratë shtatzëna, personat që janë të involvuar drejtpërdrejt në luftën e koronavirusit siç janë mjekët, policët dhe FSK-ja, këto janë kategori të cilat lirohen dhe ata shkojnë nga aeroporti nën përcjelljen e policisë i transportojnë deri në shtëpi”.

Hashani ka folur edhe për mënyrën e lirimit të personave që vijnë nga jashtë e vendosën në karantinë për 14 ditë.

Ai ka sqaruar se ata nuk mund të lëshojnë qendrën me mjete private nëse nuk e kanë bërë edhe një herë testimin për koronavirus mas 14 ditësh.

Sipas tij, lejet për lirim nga karantinimi lëshohen brenda ditës ngase fillimisht dërgohen në ministrinë e Shëndetësisë.