Tre bomba të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në aeroportin Ciampino të Romës.
Aeroporti është evakuuar dhe të gjitha fluturimet janë pezulluar.
Policia shkencore po punon për çaktivizimin e zhvendosjen e tyre.
Bombat janë të fabrikimit gjerman. Ato peshojnë 50 kg secila me peshë totale prej 75 kg eksploziv. Bombat janë gjetur gjatë punimeve për zgjerimin e pistës së parkimit të avionëve.
Operacioni i çaktizimit të tyre pritet të zgjas të pakten 3 ore.