Ballina Lajmet Kosovë Plagoset me armë zjarri një person në Fushë Kosovë

Plagoset me armë zjarri një person në Fushë Kosovë

Sot rreth orës 09:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.