Plani anti-COVID-19, UEFA planifikon vaksinimin e lojtarëve në Kampionatin Evropian

UEFA ka hartuar një plan strategjik anti-COVID-19.

Euro 2020 është duke afruar dhe shtëpia e futbollit, UEFA ka hartuar një plan strategjik për vaksinimin e lojtarëve.

Sipas gazetës italiane, Corriere dello Sport, UEFA ka hartuar një strategji që të gjithë lojtarët që do të paraqiten në “Euro 2020” të vaksinohen.

Rreth 600 lojtarë që pritet të marrin pjesë ne Kampionat do të vaksinohen nga UEFA.

Sipas gazetës, lojtarët janë të obliguar ta marrin vaksinën në mënyrë që të paraqiten në garën prestigjoze.