Ballina Arritje Teknologji Platformat online të brokerëve bien pas fundjavës së vështirë të tregjeve në...

Platformat online të brokerëve bien pas fundjavës së vështirë të tregjeve në mbarë botën

Indekset kryesore të Wall Street ranë ditën e Hënë ndërsa të dhënat e dobëta ekonomike dhe tensionet gjeopolitike shtuan frikën për një recension të mundshëm ekonomik.

Shërbimet online të brokerëve si Charles Schwab dhe Fidelity Investments u përballen me ndërprerje ditën e Hënë ndërsa investitorët po përpiqeshin të tregtonin asetet e tyre në një kohë kur shumica po i shisnin stoqet dhe kriptoasetet me rrezik të lartë.

Disa përdorues kishin problem me qasjen në llogaritë e tyre konfirmuan aplikacionet e tregtimit por pa dhënë detaje.

Indekset kryesore të Wall Street ranë ditën e Hënë ndërsa të dhënat e dobëta ekonomike dhe tensionet gjeopolitike shtuan frikën për një recension të mundshëm ekonomik.

Periudhat e paqëndrueshmërisë ekstreme të tregut ndonjëherë mund të shkaktojnë probleme të tilla teknike, të cilat gjithashtu ngrenë pikëpyetje në lidhje me kapacitetin e brokerave për të trajtuar vëllime të larta.

Schwab nuk aksesohej nga 3,400 përdorues ndërsa Fidelity nga 3,500 përdorues sipas të dhënave të Downdetecor.

Edhe Vanguard pati 2,500 raportime përdoruesish. Roobinhood Markets, një plaformë e preferuar nga investitorët, kishin rifilluar tregtimin gjatë natës pas një ndërprerje.