Shumë njerëz mendojnë se kjo është një pyetje që lidhet me teknologjinë.
Ndërsa unë e shoh si një pyetje që lidhet me njeriun.
Çfarë do të ndodhte nëse interneti do të ndërpritej për një javë të plotë?
Nuk do të pyes për kompanitë, as për tregjet, e as për rrjetet sociale.
Do të pyes për vetveten tonë.
Sa njerëz do ta zbulonin se nuk dinë çfarë të bëjnë me kohën e tyre?
Sa familje do të uleshin për herë të parë rreth një tryeze të vetme, pa qenë secili i zënë me ekranin e tij?
Sa libra do të hapeshin, pasi kanë qëndruar me vite në raft?
Sa miq do të vizitoheshin, në vend që të mjaftohej vetëm me një mesazh?
Jemi mësuar që telefoni të jetë gjëja e parë drejt së cilës zgjasim dorën sa herë që ndiejmë boshllëk.
Derisa vetë boshllëku u bë diçka nga e cila kemi frikë.
Megjithëse njeriu e njeh veten vetëm në çastet e qetësisë.
Dhe i dëgjon mendimet e tij vetëm kur largohet pak nga zhurma e botës.
Nuk po bëj thirrje të braktisim teknologjinë. Ajo është një mirësi e madhe, nëse përdoret siç duhet.
Por pyes:
A jemi ne ata që e përdorim teknologjinë, apo ajo ka filluar të na përdorë neve?
Dhe a mund të kalojmë një ditë të tërë larg saj me zgjedhjen tonë?
Apo kjo është bërë më e vështirë sesa mendojmë?
Sipas mendimit tim, liria nuk është që gjithçka të jetë e disponueshme për ty.
Liria e vërtetë është të mund të heqësh dorë prej saj kur të duash.
Nëse njeriu nuk arrin ta lërë diçka qoftë edhe për disa orë, atëherë ndoshta ajo nuk është më thjesht një mjet në jetën e tij, por është bërë pjesë e asaj që e drejton.
Prandaj, secili prej nesh ka nevojë, herë pas here, të shkëputet për pak nga rrjeti… që të rilidhet me vetveten.
Dr. Abdul Kerim Bekar
Hoxhë Enis Cakaj








