Podgoricë, nënshkruhen disa marrëveshje midis Malit të Zi dhe Shqipërisë

Përfaqësuesit e qeverive të Malit të Zi dhe Shqipërisë nënshkruan sot disa marrëveshje ndërshtetërore dhe memorandume mirëkuptimi për bashkëpunim dhe mirëkuptim, raporton Anadolu.

Kryeministri i Malit të Zi dhe ai i Shqipërisë, Dritan Abazoviq dhe Edi Rama, nënshkruan Deklaratën e Përbashkët pas seancës së përbashkët të qeverive të dy vendeve, e cila u mbajt sot në Podgoricë.

Abazoviq dhe Rama nënshkruan marrëveshjen dypalëshe mes Malit të Zi dhe Shqipërisë për ndërtimin e urës në lumin Bojana dhe për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Sveti Nikola-Pulaj në territorin e Shqipërisë.

Ministrat Dragoslav Shçekiq dhe Ogerta Manastirliu nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë së Malit të Zi dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Admir Adroviq dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj nënshkruan Marrëveshjen ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes sociale.

Ministrat përkatës në qeveritë e dy vendeve, Vasilije Lalosheviq dhe Evisa Kushi, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Sportit dhe Rinisë së Malit të Zi dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë.

Ministri i Kulturës dhe Medias Masha Vlaoviç dhe Ministrja e Kulturës në Qeverinë e Shqipërisë Elva Margariti nënshkruan Programin e Bashkëpunimit Kulturor ndërmjet dy ministrive për periudhën deri në vitin 2025.

Memorandumi i Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ministrive të Mbrojtjes të Malit të Zi dhe Shqipërisë është nënshkruar nga shefi i Ministrisë Filip Adxhiq dhe ministri shqiptar i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Memorandumet e mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Investimeve Kapitale të Malit të Zi dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë për bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe zbatimin e projekteve infrastrukturore u nënshkruan nga ministrat përkatës Ervin Ibrahimoviq dhe Belinda Balluku.

Marrëveshja për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave të Malit të Zi dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë në fushën e menaxhimit të përbashkët të qëndrueshëm të peshkimit në Liqenin e Shkodrës dhe lumin Bojana u nënshkrua nga ministrat përkatës Vladimir Jokoviq dhe Frida Krifca.

Jokoviq dhe Krifca nënshkruan gjithashtu një marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave të Malit të Zi dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë në fushën e mbrojtjes së shëndetit të bimëve.