Polici i dyshuar për abuzimin me të miturën e pranon fajin, por refuzon ta dorëzojë telefonin

Polici Vesel Veseli e ka pranuar fajësinë për keqpërdorimin dhe abuzimin seksual që i ka bërë nxënëses nga Drenasi. Burime nga Prokuroria i kanë thënë Insajderit se i dyshuari e ka pranuar shumicën e fajit që i ngarkohet. Mirëpo, ai po refuzon që ta dorëzojë telefonin e tij të cilin Policia nuk ka arritur t’ia konfiskojë. Në telefonin e tij besohet se janë të gjitha provat që e implikojnë atë në keqpërdorimin seksual të nxënëses. Në pranimin e fajit i është renduar pozita penale arsimtarit Shkelzen Xhekaj, që po e mohon kryerjen e veprës penale. Mësimdhënësi është arrestuar dje dhe është ndaluar për 48 orë. Ndërkaq sot Gjykata pritet të vendosë për masën e sigurisë ndaj tij. Për Vesel Velselin dje Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.