Policia aksion në Telekomin e Kosovës

Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës ka arrestuar katër persona Telekomin e Kosovës nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Këtë  e ka bërë të ditur për lajmi.net, Baki Kelani drejtor në drejtorinë për informim të policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare”, tha Kelani.

Ai tha se operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, ku pas kompletimit të rastit do të jepen informacione shtesë.

Lajmi.net merr vesh se në pranga kanë përfunduar dy ish drejtorë të Telekomit të Kosovës dhe aksioni është zhvilluar në mëngjesin e sotëm.