Policia britanike po heton pako të dyshimta në aeroportin e Londrës

Policia britanike e Kundër-terrorizmit ka nisur një hetim pasi ka pranuar tri paketa të dyshimta në aeroportin Heathrow të Londrës dhe në stacionin hekurudhor të Waterloo Mainline në qendër të qytetit.

“Paketat – të gjitha çanta postare të bardha me madhësi A4 që përmbajnë çanta të verdhë Jiffy – janë vlerësuar nga zyrtarët e specializuar si pajisje të vogla shpërthyese të improvizuara”, tha policia në një deklaratë.

Komanda e Policisë Kundër-terrorizmit po i trajton incidentet si serike, ndërkohë që po kërkon motivet. /Mesazhi/