Policia dënon me 500 euro të infektuarit me COVID-19 që po thyejnë izolimin

Stacioni Policor në Kamenicë, gjobitë me 500 euro personat që thyen izolimin

Në kuadër të menaxhimit të situatës me COVID-19 dhe pas raportimeve nga qytetarët, Policia e Kosovës ka filluar aksion për identifikimin e të gjithë personave me COVID-19, të cilët e kanë thyer izolimin.

Sipas Policisë, këta persona që qytetarët i kanë lajmëruar pranë institucioneve të sigurisë, do të monitorohen vazhdimisht dhe identifikimi i tyre është bërë me foto, kamera të sigurisë dhe forma të tjera.

Ndër të tjera, nga Stacioni Policor në Kamenicë, thuhet se ata që e kanë thyer izolimin janë dënuar me nga 500 euro, sipas legjislacionit në fuqi.

Apelojnë tek qytetarët që kushdo që ka informata se personat e identifikuar me #COVID19, kanë thyer izolimin, ose janë parë jashtë duke kryer shërbime, t’i lajmërojnë në Polici.

Kujtojmë se personat e infektuar, izolimin mund ta thyejn vetëm për të marrë tretman mjekësor, pasi e kanë lajmëruar paraprakisht shtabin emergjent komunal.

Ky aksion nga Policia, është ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit.

Komuna bën thirrje tek qytetarët të bëjnë kujdes dhe të respektojnë izolimin.