Policia e Kosovës arreston një serb në Bërnjak, kishte në veturë uniformë ushtarake e gjëra tjera që nxisin përçarje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar serb, shtetas i Malit të Zi, në kufirin në Bërnjak.

Në veturen e tij, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një tabelë metalike me mbishkrim, një duks me mbishkrim, ndërresa po ashtu me mbishkrime të ndryshme që nxisin përqarje, një uniformë ushtarake, etj.

“Është arrestuar i dyshuari serb, shtetas i Malit të Zi, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar: një tabelë metalike me mbishkrim, një duks me mbishkrim, ndërresa po ashtu me mbishkrime të ndryshme që nxisin përqarje, një uniformë ushtarake, etj. Po ashtu në cilësi të dëshmitarit është intervistuar edhe shoqëruesi i të dyshuarit në veturë mashkull serb, shtetas i Malit të Zi. Të njëjtit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.”, thuhet në raportin e Policisë.