Policia e Malit të Zi thyen bllokadën drejt hyrjes në Cetinje

Me hedhjen e gazit lotsjellës, policia ka thyer bllokadën në kodrën Belvedere, në hyrje të Cetinjes. Janë dëgjuar shpërthime të forta, janë djegur goma ndërsa qytetarët e mbledhur u drejtuan drejt qendrës së qytetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Tensionet në Cetinje nuk kanë të ndalur që nga mëngjesi. Policia ka thyer barrikadën nga drejtimi i Podgoricës dhe Budvës dhe gazi lotsjellës mund të ndihet në të gjithë qytetin. Sipas deklaratave të qytetarëve, një sasi e madhe e mjeteve kimike u hodhën në mënyrë që qytetarët e mbledhur të shpërndaheshin.

Në manastirin e Cetinjes në rrjedhë është shugurimi i kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije. I shoqëruar nga patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (KOS) Porfirio, ai mbërriti në Cetinje me helikopter pak para orës nëntë, nën masa të fuqishme policore. Ata ruheshin nga pjesëtarët e njësisë policore antiterroriste me tyta të gjata.

Gjatë protestës së mëngjesit të sotëm, disa persona u arrestuan, përfshirë ish-drejtorin e Drejtorisë së Policisë, Veselin Veljoviç. /aa