Policia e shpall në kërkim për dhunë në familje xhudistin, Akil Gjakova

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët e Kosovës, për gjetjen e Akil Gjakovës i cili dyshohet për dhunë në familje.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur fotografia e publikuar për ta indetifikuar personin në fjalë.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në njoftim.