Policia ende në kërkim të dy të arratisurve nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy të miturit që janë arratisur dje nga Qendra Korrektuese në Lipjan, janë ende në kërkim nga Policia e Kosovës.

Kështu ka njoftuar sot Policia duke mos jep më shumë detaje rreth këtij rasti.

Ndryshe, sipas burimeve të Indeksonline, të arratisurit janë Lum Lekaj nga komuna e Pejës dhe Valmir Ademi nga Komuna e Vushtrrisë. Të njëjtat burime kanë theksuar se të arratisurit ishin dënuar për vrasje.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfirmuar se të miturit janë arratisur gjatë kohës së shëtitjes.

Gjithashtu ata kanë njoftuar se për këtë rast janë suspenduar 2 Zyrtarë Korrektues.