Policia gjermane sekuestroi pornografi me fëmijë në bastisjet e rrjetit të së djathtës ekstreme

Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se policia ka bastisur disa shtëpi në Gjermaninë qendrore si pjesë e një hetimi mbi aktivitetet kriminale të grupeve të së djathtës ekstreme, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë kontrolleve në tetë shtëpi në Darmstadt, Kassel dhe Marburg, policia konfiskoi dosje elektronike që përmbajnë imazhe të pornografisë me fëmijë, dokumente të ndryshme të paligjshme dhe materiale propagandistike të së djathtës ekstreme, theksohet në një njoftim të policisë së shtetit Hessian.

Sipas njoftimit, 12 të dyshuar, të moshës 14 deri në 54 vjeç, janë nën hetim për posedim të pornografisë me fëmijë, duke përdorur simbole të organizatave terroriste dhe nxitje të urrejtjes racore.

Në një tjetër, policia gjermane kreu kërkime në 14 ambiente në të gjithë vendin kundër një grupi të së djathtës ekstreme që e quan veten “Klani Berserker”.

Zyra e prokurorit publik në Berlin tha se gjatë bastisjeve, policia sekuestroi armë, drogë dhe substanca doping. /aa