Policia gjuhet me mjete piroteknike në veri

Të premten në mbrëmje patrulla policore e policisë kufitare gjatë patrullimit në magjistralen Mitrovicë-Jarinje, në fshatin Rudar të Zveçanit, ka vërejtur një kamion të cilin e ka ndaluar për kontroll.

Gjatë kontrollit të kamionit, janë gjetur 56 krerë dele.

Drejtuesi i kamionit nuk posedonte asnjë dokument për origjinën ose prejardhjen e kafshëve.

Në komunikatë për media policia ka njoftuar se në këtë rast janë gjuajtur mjete piroteknike në drejtim të tyre, por nuk ka pasur të lënduar.

“Gjatë procedurave të kontrollit të kamionit, kanë ardhur disa automjete të dyshuara nga të cilat janë hedhur mjete piroteknike në afërsi të njësisë policore. Nga këto mjete nuk ka pasur persona të lënduar”, thuhet në njoftim.

Policia po vazhdon hetimin e rastit.