Policia jep detaje për personin që ra dje nga ndërtesa në Prishtinë

Një punëtor i ndërtimtarisë ka humbur jetën mëngjesin e ditës së djeshme. Ai ra nga lartësia derisa ishte duke punuar në një ndërtesë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se viktima kishte rënë nga kati i shtatë dhe si pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, përcjell lajmi.net.

Po ashtu policia njofton se rasti është duke u hetuar.

“Viktima mashkull K/Shqiptar i cili ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, ka rënë nga kati i shtatë dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.