Policia mbyll një pompë të benzinës në veri të Mitrovicës

Para pak minutave pjesëtarët e policisë së Kosovës, e kanë mbyllur një pompë të benzinës ‘Nis Petrol’ në veri të Mitrovicës.

Lajmin për Tëvë1 e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ndryshe, burime të televizionit kanë bërë të ditur se pompa e benzinës i ka takuar Millan Radojiciqit.