Njësia e hetimeve e Stacionit Policor në Zveçan ka zbuluar një sasi të konsiderueshme pajisjesh dhe materialesh ushtarake të fshehura në një rimorkio, në një aksion të kryer rreth orës 09:45 të mëngjesit të së enjtes.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të rimorkios janë konfiskuar:
1 uniformë ushtarake kamufluese
5 karikatorë me gjithsej 132 fishekë për armë automatike AK-47
5 fatrolla për mbajtje karikatorësh në gjoks
4 palë pantallona ushtarake
4 xhaketa ushtarake
3 fotrolla për radiolidhje
1 antiplumb
2 rripa brezi ushtarak
1 jelek taktik
1 çantë taktike
1 helmetë e gjelbër
1 kapelë
1 dritë rrotative
Në njoftimin zyrtar, Policia e Kosovës bën të ditur se nuk është arrestuar asnjë person, por hetimet janë duke vazhduar.
“Dyshohet se këto armë dhe pajisje ushtarake i përkasin një personi të dyshimtë, i cili tashmë është në kërkim për rastin Banjska,” thuhet në njoftim.







