Policia me kontrolle të mëdha për pajisjet dimërore, kërkojnë shmangien e përdorimit të telefonave

Gjatë tërë ditës ka pasur të reshura bore, të cilat kanë bërë që të ketë më shumë vështirësi për qarkullim në trafik. Policia e Kosovës njofton se gjatë tërë ditës kanë qenë prezent në akset rrugore ku ka prezencë bore dhe akulli, duke këshilluar shoferët e automjeteve që të mos qarkullojnë pa pajisje dimërore. “Policia e trafikut në të gjitha akset rrugore ku ka prezencë dëbore dhe akulli, duke këshilluar shoferët e automjeteve që të mos qarkullojnë pa pajisje dimërore, si gomat e dimrit dhe zinxhirë në segmente rrugore ku është e nevojshme”, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ata gjithashtu kanë kërkuar nga shoferët që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës në veçanti në ato aksi ku ka prezencë bore dhe akullit. “Gjithashtu kërkojmë nga shoferët që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës në veçanti në ato akse ku ka prezencë dëbore dhe akulli, të vendosin rripin e sigurimit dhe të shmangin përdorimin e telefonit mobil gjatë drejtimit të automjetit”, thuhet më tej në njoftimin e tyre.