Policia në aksion, arreston 23 persona dhe shqipton mbi 1 mijë tiketa trafiku

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 23 persona. Vetëm në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona për vepra të ndryshme penale, shkruan lajmi.net. Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë, në mbajtje janë 13 persona kurse 5 persona janë duke e vuajtur dënimin. Po ashtu, Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në tërë vendin ka shqiptuar 1 mijë e 306 tiketa në trafik për kundërvajtje të ndryshme.