Policia në aksion kundërt lëmosh-kërkuesve, 23 të arrestuar

Njësitet Rajonale të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Qenie Njerëzore (DHTQNj), kanë hartuar dhe zbatuar Planin  Operativ “identifikimi i fëmijëve lëmosh-kërkues, si viktima të mundshme të trafikimit”. Plani është zbatuar në  tërë  territorin  e vendit nga data 25.10.2021 deri me datë 29.10.2021.

Në  konsultim me Prokuroritë përkatëse, janë iniciuar  gjithsej 15 raste ndaj 23 të dyshuarve për “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” sipas nenit 243 të Kodit Penal të Kosovës. Të dyshuarit janë prindër të fëmijëve lëmoshë kërkues.  18 fëmijë janë referuar në QPS-të përkatëse për trajtim të mëtejmë.

Zyrtarët policorë të  DHTQNj-së janë asistuar dhe përkrahur nga Prokuroritë  në rajonet përkatëse,  Qendra për Pune Sociale,  Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, Policia Kufitare dhe Stacionet Policore.

Gjatë zbatimit të këtij plani operativ janë kryer këto veprime:

-Identifikimi i 18 fëmijëve lëmoshe kërkues, prej tyre 11 shtetas kosovarë dhe 7 shtetas të Shqipërisë,

-Identifikimi i 23 lëmoshe kërkuesve të rritur, prej tyre 11 shtetas kosovarë dhe  12 shtetas të Shqipërisë,

-Numri i të dyshuarve gjithsej 23 persona.