Policia publikon rezultatet e kandidatëve që iu nënshtruan testit psikologjik

Policia e Kosovës ka bërë publike rezultatet e kandidatëve për zyrtarë policorë që iu kanë nënshkruar testit psikologjik të mbajtur nga 05.08.2019 deri më datë 29.08.2019 sipas konkursit të datës 16.04.2018 deri me 10.05.2018.

Të gjithë ata që iu kanë nënshkruar testit psikologjik, rezultatet mund t’i gjejnë duke klikuar KËTU.

Testit psikologjik iu kanë nënshtruar gjithsej 510 kandidatë.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se,  kandidatët të cilët kanë dështuar në test psikologjik kanë të drejtë ankese. Ankesa duhet t’i adresohet Komisionit përzgjedhës në afatin prej pesë ditëve kalendarike, nga dita e publikimit të rezultateve.