Policia rrugore edhe sot me aksione në gjithë vendin

Javën e kaluar policia kishte zhvilluar aksione në gjithë vendin për të kontrolluar vozitësit se a janë duke e vendosur rripin e sigurisë.

Këto aksione janë zhvilluar në kuadër të projektit Roadpol, Rrjeti Evropian i Policimit të Rrugëve.

Drejtori i Drejtorisë së Trafikut në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi kishte thënë për IndeksOnline se këto aksione kanë filluar me datën 8 mars dhe do të zgjasin deri më 15 mars.

“Mos vendosja e rripit të sigurisë mund të rrisë shumë rrezikun e një lëndimi serioz gjatë një përplasjeje në aksident trafiku dhe mund të jetë përgjegjëse për shumë vdekje në rrugë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës me rastin e fillimit të këtij aktiviteti.

Policia e Kosovës ka theksuar se me veprimin e thjeshtë të vendosjes së rripit të sigurisë në mjetin tuaj, lëndimet e rënda dhe fatalitetet në përplasje mund të zvogëlohen në mënyrë dramatike.