Policia sot shkatërron të gjitha armët ilegale që i ka konfiskuar

Policia e Kosovës sot do të shkatërrojë të gjitha armët ilegale që janë konfiskuar, e që për to kanë përfunduar të gjitha procedurat gjyqësore.

Organizimi për shkatërrimin e tyre do të fillojë nga ora 10:00.

“Policia e Kosovës do të organizojë aktivitetin e shkatërrimit të armëve të llojeve të ndryshme, të cilat janë konfiskuar në raste të ndryshme penale dhe për të cilat kanë përfunduar të gjitha procedurat gjyqësore”, thuhet në njoftim.