Policia zhvillon aksion në veri lidhur me sulmin në Banjskë

Policia e Kosovës, gjatë ditës së sotme është duke realizuar aksion në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit.

Zëvendësdrejtori rajonal për veriun e Kosovës, Veton Elshani, për teve1.info e ka konfirmuar aksionin, derisa nuk ka bërë të ditur se a ka persona të lënduar.

Aksioni lidhet me sulmin terrorist të 24 shtatorit, ku një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës me ç’rast mbet i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë, ku nga ky aksion tre sulmues u vranë, si dhe u kap edhe arsenal i madh armësh.

Përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili u lirua nga Gjykata e Lartë e Serbisë, një dië pas ndalimit.

Radoiçiq, dyshohet se ka kryer një sërë veprash si trafikim armësh dhe krime kundër sigurisë së përgjithshme.