Politikanët izraelit: Së shpejti Trump do të na e jap Bregun Perëndimor

Pasi presidenti amerikan Donald Trump njohu sovranitetin e Izraelit mbi Jeruzalemin dhe Lartësirat e Golanit, politikanët izraelitë dhe të djathtët kanë filluar të shpresojnë se ai do të shkojë më tutje dhe ta njoh Bregun Perëndimor si pjesë të Izraelit.

 Saeb Erekat, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv i Organizates oer Clirimin e Palestines, tha për se tani nuk ka asnjë shpresë për paqe me Administratën Trump.

 “Njohja amerikane e sovranitetit izraelit mbi Jerusalemin dhe Golanin dhe dhënia e Izraelit e drejta për të kontrolluar Bregun Perëndimor do të thotë se ajo që vjen është një aneksim i Bregut Perëndimor, i mbështetur dhe i njohur nga Administrata e Trump, dhe më vonë njohja e një shteti palestinez në Gaza, ” tha ai.

 Partitë e krahut të djathtë izraelit gjithashtu besojnë se njohja e sovranitetit izraelit mbi lartësitë e pushtuara të Golan do të shërbejë si bazë për një aneksim të ardhshëm të Zonës C të Bregut Perëndimor. Territori përbën 60 për qind të Bregut Perëndimor dhe përfshin blloqet e vendbanimeve të mëdha dhe Luginën e Jordanit, të dyja të cilat Izraeli pretendon se janë thelbësore për sigurinë e saj. I njëjti pretendim që u përdor për të justifikuar aneksimin e lartësisë Golan.