Poloni, zhduken 7 minatorë në një minierë

Zëdhënësja e kompanisë për prodhimin e qymyrit, Katarzyna Jablonska-Bajer, tha se shtatë minatorë janë zhdukur pas dridhjes që ndodhi në një minierë në Poloninë jugore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Jablonska-Bajer të shtunën theksoi se pas dridhjeve ka filluar operacioni i shpëtimit në minierën Zofiowka.

Ajo theksoi se disa minatorë janë nxjerrë në sipërfaqe, porse është humbur kontakti me shtatë prej tyre, të cilët në momentin e dridhjes gjendeshin 900 metra nën tokë.